Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar në Samtin e BERZH në Londër, ku ka folur në lidhje me rrugëtimin evropian të Ballkanit Perëndimor.
Rama u shpreh gjatë fjalës së tij se është e rëndësishme që në Londër janë mbledhur liderët e rajonit të Ballkanit Perëndimor, dhe edhe pse vendet kanë probleme dhe mosmarrëveshje me njëra- tjetrën si në rastin e Kosovës me Serbinë.
Sipas Ramës, rajoni po ecën përpara për të ardhmen duke lënë pas hakmarrjet, gjakderdhjet dhe urrejtjet. Rama tha se mini-shengeni Ballkanik përfshinë 4 liritë e Evropës dhe se është një lehtësim në transportin e mallrave dhe lëvizjen e njerëzve.
Kryeministri tha gjithashtu se nëse pjesëmarrësit në Samitin e BERZH prekin Zv/Drejtorin për Çështjet Politike dhe të Qeverisjes, Oleg Levitin Shqipëria do të vërë veton dhe nuk do të marrë pjesë.
“Së pari më lini që të shpreh mirënjohjen nga zemra për faktin që ka ndërmarrë këtë nismë dhe këtë rrugëtim gjatë gjithë këtyre viteve dhe jam këtu që qysh prej momentit të parë kjo ka qenë kaq e dobishme dhe rigjallëruese çdo vit e në fakt duhet të them se nga njëra anë procesi i Berlinit i filluar nga Merkel në të njëjtin vit që BERZH filloi këtë nismë kanë qenë ngushëllimi ynë pasi ndërkohë që në procesin e integrimit europian jemi përballur me mjaft beteja e me jo pak zhgënjime. Në këtë rrugëtim paralel, ekonomik, politik ekmi gjetur mbështetje dhe sigurisht kemi bërë gjëra konkrete. Së dyti dua të falenderoj Andrein që mundi të vinte se është shumë e rëndësishme për ne dhe mendoj që të gjithë ne në këtë panel jemi mirënjohës për këtë Andreit pasi Kroacia është agjenti ynë në Bruksel dhe në të njëjtën kohë është përkthyesi i Brukselit në rajon. është më e lehtë të përkthesh Brukselin tek ne se sa ne tek Brukseli. Përpara se të të flas shkurtimisht për atë që më pyetët dua të falenderoj të gjitha ata që morën pjesë në Konferencën e Donatorëve por pjesa më e bukur ishte pjesëmarrja e vendeve të rajonit, kushdo që kontribuoi. Andrei sot nuk është ulur me ne por është pjesë e jona. Kanë dhënë një shpirt solidariteti dhe falë këtij forumi dhe shumë mbledhjeve të tjera dhe shpresoj që të jetë kjo frymë. Mos harroni deri në 2014 nuk ishim ulur kurrë të gjithë së bashku. Për t’u ulur pa armë, pa urrejtje, pa gjakderdhje dhe për të folur për të ardhmen. Tani duhet të vijojmë përpara dhe të ecësh përpara dhe të ndërtosh mbi këtë ta shndërrosh paqen në një instrument begatie dhe zhvillimi pasi e shkuara nuk është tërësisht pjesë e historisë. Kemi mosmarrëveshje dhe probleme por ne po punojmë së bashku dhe po ecim së bashku dhe të ndërtojmë një të ardhme për fëmijët tanë ndryshe nga ajo që trashëguam brez pas brezi.m Natyrisht kjo s’ka të bëjë thjesht me paqen por me zhvillimin ekonomik, të ardhmen, fëmijët tanë dhe kjo është arsyeja se pse besoj fort që ajo çka dhe mos duhet të bie dakort me Anën. Shengeni Ballkanik bën fjalë për 4 liritë e Europës. Kur bëhet fjalë për Shqipërinë ne po ecim përpara. Duhet të tejkalojmë dëmin nga tërmeti megjithatë kemi një sërë programesh, kemi aeroportin e ri të Vlorës, parqet fotovoltaike apo investimet hidrike. Jemi në një pozicion të mirë. Ka vetëm një autostradë që duhet të të ndërtojmë ”Ballkan Perëndimor- BE”. Ne na është vënë veto shumë herë në Këshillin Europian, por mendoj që në këtë pikë ne mund të vëmë veton. Kështu që nëse prekni Olegun harrojeni pjesëmarrjen e Shqipërisë dhe jam shumë i sigurt që Millo nuk do ta lërë Dushkon të kthehet sërish. Kështu që për të tjerët nuk e di,”- tha Rama në Londër./ Opinion.al