Është konfirmuar rasti i parë i prekur me koronavirus në Greqi. Lajmi është konfirmuar nga ministria e Shëndetësisë greke, e cila deklaron se e prekura është një grua e moshës 38 vjeçe.
Sipas informacioneve ajo kishte udhëtuar nga veriu i Italisë, ku dyshohet se dhe është infektuar.
Sipas drejtuesit të Ekipit të Sëmundjeve Infektive, gruaja është në gjendje të mirë në një dhomë të posaçme në spital dhe po merr trajtimin antiviral, ndërkohë qe te afërmit e saj janë vënë në izolim.
Mëngjesin e sotëm u konfirmua dhe viktima e parë në Francë, i cili kishte ndërruar jetë një ditë pasi ishte shtruar në spital./ Opinion.al