Home KRYESORE Koronavirusi/ Prokuroria nis hetimet për rritjen e çmimit të maskave

Koronavirusi/ Prokuroria nis hetimet për rritjen e çmimit të maskave

Situata e krijuar nga koronavirusi në Itali, ka alarmuar qytetarët shqiptarë të cilët po përpiqet të marrin masa për t’u mbrojtur.

Kjo gjë ka bërë që të rriten kërkesa për maskat dhe produktet e tjera që parandalojnë simptomat e virusit.

Por duke marrës shkas nga rritja e kërkesë, në treg janë rritur edhe çmimet e këtyre produkteve. Lidhur më këtë, bëhet me dije se Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për çdo subjekt që ka abuzuar me çmimet.

Hetimet kanë nisur pas informacioneve në media dhe shqetësimit të qytetarëve. Farmacistë shprehen se ka një mungesë të theksuar të maskave, ndërsa rrëfejnë se për këtë arsye disa farmaci i kanë shitur edhe me 500 lekë maskat e thjeshta./ Opinion.al

Share: