Home KRYESORE Kush e ka radhën? OFL zbarkon në Shkodër për dy “familje të...

Kush e ka radhën? OFL zbarkon në Shkodër për dy “familje të krimit”

Automjete të shumta policie janë filmuar këtë të martë në Shkodër. Sipas raportimeve bëhet fjalë për nj aksion të OFL, për sekuestrimin e pasurive të paligjshme në qytetin e Shkodrës.

Në këtë aksion sipas raportimeve të reporterëve në shënjestër do të jenë edhe dy familje të tjera që dyshohet se e kanë vënë pasurinë përmes veprimtarisë së kundra-ligjshme.

Kështu nën lupë do të jetë pasuria e grupit Bajraj dhe familjes Doçi në Shkodër. Këta të fundit dyshohet se janë përfshirë në rrëmbimin dhe më pas vrasjen e Jan Prengës, në bashkëpunim me familjen Hajri në 17 janar të këtij viti.

Lista e parë në duart e OFL-së përfshin 150 subjekte, nga 250 në total. Sot OFL-ja u nisi formularin për të justifikuar pasurinë Lulzim Berishës dhe Ardian Çapjas.

Paketa ligjore mbi të cilën është ngritur kjo strukturë anti-KÇK, parashikon që për subjektet dhe bizneset të cilat nuk justifikojnë dot pasurinë dhe të ardhurat, dosja e tyre do të shkojë në SPAK. Kësaj të fundit i jepet 15 ditë kohë, dhe 15 të tjera do i jepen Gjykatës që të shprehet me vendim për vendosjen e sekuestros./ Opinion.al

Share: