Home KRYESORE “Kushtetuesja”/ PD reagon pas publikimit të provave të reja nga Presidenca

“Kushtetuesja”/ PD reagon pas publikimit të provave të reja nga Presidenca

Ditën e sotme Presidenca publikoi prova të reja, ku sipas saj, institucionet kanë shkelur qëllimisht ligjin për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Lidhur me provat e publikuara nga Presidenca, ka ardhur dhe reagimi i Partisë Demokratike. Sekretari i Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi është shprehur përmes një postimi në rrjetet sociale se tentativa kriminale e kryeministrit Edi Rama, për uzurpimin e Gjykatës Kushtetuese u çmontua sot me të tjera fakte të pakundërshtueshme.

Sipas Bardhit, “Qeveria, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonajn, Parlamenti i Edi Ramës me Gramoz Ruçin,  Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i Edi Ramës me Ardian Dvoranin tani janë të provuar me dokumenta zyrtarë se janë pjesë e një organizate mafioze për të asgjesuar pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese që në lindje.”

Reagimi

Tentativa kriminale e Edi Ramës për uzurpimin e Gjykatës Kushtetuese u çmontua sot me të tjera fakte të pakundërshtueshme nga Institucioni i Presidentit të Republikës.  Qeveria e Edi Ramës me Etilda Gjonajn, Parlamenti i Edi Ramës me Gramoz Ruçin,  Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i Edi Ramës me Ardian Dvoranin tani janë të provuar me dokumenta zyrtarë se janë pjesë e një organizate mafioze për të asgjesuar pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese që në lindje. Me një skemë kriminale, Qeveria ka ndërmarrë veprime aktive për t’i rrëmbyer kompetencën kushtetutese Presidentit të Republikës për emërimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese dhe për të emëruar aty një shërbëtore politike të Qeverisë. Dokumentat e bërë publikë nga Presidenti janë tronditës. Qeveria boton në Fletoren Zyrtare një akt për llogari të KED-së, që sipas Kushtetutës është një institucion pa asnjë lidhje me Qeverinë.  Është një tjetër akt i paprecedentë që minon ndarjen dhe balancimin mes pushteteve, shtetin ligjor dhe besimin e qytetarëve tek drejtësia, zhbën Reformën në Drejtësi dhe thellon krizën politike dhe institucionale në vend./ Opinion.al

Share: