Kërcënimi është zbuluar nga vendimi i gjykatës, ku është publikuar dhe dëshmia e bashkëshortit të Dollanit. Dosja.al ka siguruar vendimin e gjykatës dhe dëshminë e bashkëshortit të Dollanit, i cili ka treguar kërcënimin që ka marrë nga disa persona.
Emiliano Shullazi, faksimile e vendimit dhe Saida Dollani10 Shkurt, 2020 16:40
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka rikthyer edhe njëherë për rihetim çështjen për gjyqtaren Saida Dollanin, e cila pretendon se është kërcënuar. Nga ana tjetër Prokuroria kërkon që dosja të gjykohet, por togat e zeza kërkojnë hetime më të thelluara, pasi sipas tyre ka mungesë provash.
Gjyqtarja Dollani, ka qenë pjesë e trupës që ka shqyrtuar dosjen ‘Shullazi’, por është larguar pas kërcënimeve të marra. Nuk është kërcënuar vetëm gjyqtarja, por dhe familjarë të saj. Kërcënimi është zbuluar nga vendimi i gjykatës, ku është publikuar dhe dëshmia e bashkëshortit të Dollanit. Dosja.al ka siguruar vendimin e gjykatës dhe dëshminë e bashkëshortit të Dollanit, i cili ka treguar kërcënimin që ka marrë nga disa persona.
“Isha në lokalin e lagjes bashkë me një mikun tim. Një moment dola të pija një cigare të dera e jashtme. Aty pranë kaloi bashkëshortja ime me një shoqen e saj dhe vajzën. Pak minuta më pas, në të djathtën time erdhi një djalë i rri, rreth 20-22 vjeç, i cili ishte veshur me bluzë ngjyrë si në të zezë, pantallona të errëta dhe atlete të bardha. Ai erdhi direkt me pistoletë në dorë dhe vuri këmbën e majtë pas këmbës sime të djathtë. Më rrëzoi në tokë dhe më drejtoi pistoletën në gojë. Mu drejtua me fjalët ‘ti me atë tët shoqe mos harro se ke dy fëmijët në Francë’. Në këtë moment ndërhyri shoku im, i cili e kapi nga pas personin. Ai u largua nga pjesa e djathtë e rrugës, ku e mori një automjet i bardhë, që drejtohej nga një person me mjekër. Kërcënimi në drejtimin tim ka ndodhur për shkak të funksionit të bashkëshortes time si gjyqtare në gjykatën e Apelit për Krime të rënda”, ka qenë kjo dëshmia e bashkëshortit të Dollanit.
Kërcënimi i bashkëshortit të gjykatëses vuri në lëvizje policinë dhe menjëherë për rastin nisën hetimet në atë kohë. Por edhe pse ka një dëshmi konkrete çështja gjykata ka kërkuar hetime më të thella. Gjykata konstatoi se ka mangësi në hetimin e rastit dhe për këtë i la detyra konkrete prokurores së çështjes.
(A.B. Dosja.al)