Home KRYESORE Meta dorëzon në SPAK padinë ndaj Gjonajt: Janë bandë e rrezikshme

Meta dorëzon në SPAK padinë ndaj Gjonajt: Janë bandë e rrezikshme

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dorëzuar në SPAK kallëzimin penal për ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Kallëzimin e ka bërë vet Meta, ndërsa shoqërohej nga këshilltari Bahri Shqiri, këshilltari Juridik Bledar Dervishi dhe ai i medias Tedi Blushi.

Përveç Gjonajt janë kallëzuar penalisht dhe funksionarë të tjerë të lartë, që sipas Metës, i kanë shërbyer grushtit të shtetit. Presidenti e akuzon ministren Gjonaj se ka shkelur Kushtetutën me botimet në Fletoren Zyrtare të vendimit për emërimin e Arta Vorpsit si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, ajo që ka ndodhur është ngjarja më e rëndë në historinë e shtetit shqiptar, ndërkohë Presidenca po vlerësohen fakte të reja për persona të tjerë të përfshirë në atë që ai e ka cilësuar grusht shteti.

Nuk ka ka ndodhur ngjarje më të rëndë në hisotirnë e shtetit tonë sesa ky akt mafioz ku së fundmi në bazë të provave zyrtare e përfshirë edhe celula e strukturuar në krye të ministrisë së drejtësisë, ka tentuar një grusht shteti duke rrëmbyer haptazi kompetencën që Kushtetuta e Repulbikës së Shqipërisë me qëllim garantimin e një Gjykatës Kushtetuese, si një polici antikushtetuese për të dhunuar të drejtat e qytetarëve shqiptarë në të ardhmen. Këto fakte tronditëse ishte e domosdoshme t’i sillte vetë Presidenti i Shqipërisë. Padia dhe kallëzimet penale të dorëzuara për tre titullarë, me në krye zonjës ministre ende në detyrë. Ne po vlerësojmë prova të tjera që po na vijnë për persona të tjerë për të çuar deri në fund shpartallimin e kësaj tentative të grushtit të shtetit me një ligj antikushtetues për të kthyer Gjykatën Kushtetuese garant të të drejtave kushtetuese nga kjo bandë tepër e rrezikshme.”- tha Meta./ Opinion.al

Share: