Presidenti Ilir Meta bëri një deklaratë të fortë nga emisioni “Open” në Top Channel, ku tha se në “luftën” me qeverinë, është përgatitur për çdo skenar të mundshëm.
Kreu i Shtetit u shpreh se është i gatshëm t’i japë përgjigje shembullore dhe paralajmëroi se askush nuk mund ta shkarkojë pa mbaruar mandatin.
“Jam përgatitur për të gjithë skenarët. Edhe me tanke po të vijnë ne Presidencë do marrin përgjigjen më shembullore. Para se te më shkarkojnë ata do i shkarkoj unë me popullin shqiptar. Po e bëj të qartë, jam gati për çdo skenar. Ata le të vazhdojnë, unë do t’u jap përgjigje shembullore”.
Top Channel