Home KRYESORE Metodologjia e re, Soreca: Bllokohen negociatat nëse ka hapa pas

Metodologjia e re, Soreca: Bllokohen negociatat nëse ka hapa pas

Ambasadori i BE në vendin tonë Luigi Soreca ka dalë ditën e sotme në një konferencë për shtyp, ku foli për metodologjinë e re të zgjerimit të BE, e cila u prezantua javën e shkuar nga Komisioni Europian.

Soreca shprehu keqardhje për faktin se samiti i Komisionit Europian në tetor nuk solli çeljen e negociatave, por tha se nëpërmjet metodologjisë së re të zgjerimit duhet të rikrijohet besimi mes BE dhe Ballkanit Perëndimor.

“Të gjithë ne e dimë që samiti i Komisionit Europian në tetor nuk solli çeljen e negociatave. KE është përpjekur të kuptojë pse ka ndodhur kjo, të gjejë shkaqet dhe procesi të jete më i parashikueshëm. Nëpërmjet kësaj metodologjie ne duhet të rikrijojmë besimin mes BE dhe Ballkanit Perëndimor. Me anën e metodologjisë së re, udhëheqesit e BE do keni 1 debat në vit per ecurinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor.”, tha Soreca

Sipas Sorecës metodologjia e re do e bëje procesin më të parashikueshëm.

“Element tjetër i rëndësishëm është që BE do perfshijë me shumë shtetet anëtare me monitorimin e ecurisë dhe procesi do jetë më i parashikueshem. Ne do të shikojmë të gjitha detajet, kriteret dhe kushtet që çdo aspirant duhet të permbushë. Procesi do jetë më dinamik, do krijohen kapituj të ndryshëm.”

Soreca gjithashtu deklaroi se BE mund të pezullojë negociatat nëse do të ketë hapa pas.

“Shtetet anëtarë do të kenë mundësi që të kthejnë pas procesin e integrimit. BE do të mund të pezullojë madje edhe të ndalojë nëse kjo do të jetë e nevojshme. Po diskutohet në Këshill dhe kemi besim se kjo metodologji i përmbush kërkesat e shteteve anëtare, në veçanti ato që ishin skeptike”, tha Soreca./Opinion.al

Share: