Home KRYESORE Ministria e Arsimit shton masat disiplinore për maturën shtetërore

Ministria e Arsimit shton masat disiplinore për maturën shtetërore

Ministria e Arsimit Rinisë e Sporteve ka publikuar ditën e sotme urdhrin e riu për ndëshkimin e maturantëve që që shkojnë në provim me celularë.

Sipas vendimit, maturantët që konstatohen me celularë përjashtohen menjëherë nga provimet dhe mund t’i japin një vit më pas.

“Për Maturën Shtetërore janë shtuar edhe masat disiplinore: paraqitja e maturantit në qendrën e provimit dhe/ose konstatimi gjatë tij me #celular sjell përjashtim direkt nga të gjitha provimet e maturës dhe e detyron t’i japë ato pas një viti. #MaturaShtetërore2020”, shkruan Shahini. Vlerësimi i provimeve për maturën 2020 do të jetë elektronik./ Opinion.al

Share: