Aktori i njohur për publikun shqiptar, Florjan Binaj ka postuar një status aspak me tone humori pasi këtë herë duket se është zhgënjyer me të vërtetë nga spitalet private në vend.
Sipas Florit, ai e ka çuar djalin e tij në një spital privat për shkak se në spitalin shtetëror nuk kishte vende.
Për më shumë Florjani është zhgënjyer edhe nga kushtet e spitalit privat pasi kishte paguar një shumë stratosferë vetëm për fjetjen dhe i ishte dashur të gjente ndonjë lokal të afërt për të ngrohur ujin për qumështin e fëmijës pasi në spital nuk kishte një mikroval ose një zgjidhje tjetër.
“TURP! Për shkak se spitali shtetëror s’kishte vënde, u detyruam të çonim djalin në një spital privat që mban emrin e një shteti që ne shqiptarët e duam shume, i cili nga reklamat që bën, të bën të mendosh që aty mbarojnë hallet, por në fakt aty filluan…Çmimet stratosferë ishin gjeja më normale.
Pasi paguam 120€ vetëm fjetja pa përfshirë ilaçe, as konsulta etj, në 12 të natës u detyrova te dal rrugeve të gjej ndonje lokal hapur për të ngrohur ujin për qumshtin e djalit sepse ky spitali privato-sakat NUK kishte një mikrovalë ose një zgjidhje për të ngrohur ujin për bebet…natën po ashtu, askush nuk trokiti në derë për të pyetur si është fëmia?
Paturpshmëria vazhdon në mëngjes që na kerkuan ti bëjmë lloj lloj analizash dhe ekzaminimesh me çmime borgjeze dhe pastaj ta çojmë në shtet sepse: ne nuk i trajtojme dot këto raste prandaj i çojmë në shtet…?
E përmbledhur shkurt, të mbajnë me zorr aty që të paguash lekë kot pa të shëruar sepse në fund, tek shteti të përcjellinn…TURP!!!Mjer ne ku jetojmë sepse si unë jam i bindur që ka shumë të tjerë që janë rrjepur pa u shëruar, mashtruar pa u thënë e vërteta nga këto spitalë që shteti në vënd ti kontrollojë, mjaftohet që u merr ndonjë qera ose taksat se shendeti i shqiptarëve, taksirat i tyre jo i shtetit…TURP!”, shkruan Florian Binaj në postimin e tij në “Facebook”. /TiranaNews.al