Home KRYESORE “Never Enver”, Basha: 20 shkurti dita e forcës dhe e kurajos

“Never Enver”, Basha: 20 shkurti dita e forcës dhe e kurajos

Sot është dita kur përkujtohet rrëzimi i ish-diktatorit, Enver Hoxha.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkruar në Facebook se 20 shkurti është “dita e forcës dhe e kurajos, dhe hapi i parë në shërbimin ndaj Shqipërisë së lirë dhe demokratike”.

Ai shton se sot duhet kujtuar me respekt dhe krenari çdo student dhe qytetar që morën pjesë në shembjen e simbolit të fundit komunist në Europë.

20 shkurti është dita për të kujtuar me respekt të gjithë ata studentë dhe qytetarë që shembën simbolin e fundit komunist në Europë duke rrëzuar bustin e diktatorit.

Sot ne kujtojmë me krenari duke nderuar çdo shqiptar që në 20 shkurt mposhti frikën e komunizmit.

20 shkurti eshte dita e forcës dhe e kurajos, dhe hapi i parë në sherbimin ndaj Shqipërisë së lirë dhe demokratike. Sepse çdo shqiptar, si 29 vjet me parë dhe sot ka ende një qëllim madhor: ta bëjmë Shqiperinë si Europa”, shkruan Lulzim Basha. /Opinion.al

Share: