Lidhur me aksionin e Operacioni Forca e Ligjit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka nxjerrë urdhrat e sekuestrimit të pasurisë për disa persona.
Sekuestrimet e pasurisë kanë lidhje me ngjarjen e 17 janarit 2020 ku u mor peng Jak Prenga dhe më pas u vra nga disa persona. Pas sekuestrimit të kompleksit Golden, OFL-ja ka sekuestruar edhe banesat e personave të përfshirë.
Personat që i’u janë sekuestruar pasuritë:
Aldo Manishta, me banim në lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar: Një banesë njëkatëshe, e ndodhur në lagjen Skënderbeg, Shkodër.
Artan Doçi, me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar: Një banesë dykatëshe, e ndodhur në lagjen Bleran, Njësia administrative Rrethina, Shkodër, 3 automjete, 1 motor.
Gentian Funiqi ose Gentian Doçi, me banim, lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar: Një banesë vilë katërkatëshe, me pishinë, një automjet;
Ardian Doçi, me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar: Një banesë trekatëshe, e ndodhur në Hot i Ri, Shkodër.
Martin Bleta, me banim në Grudë e Re, Shkodër, i është sekuestruar: Një banesë dykatëshe + një kat papafingo, e ndodhur në Grudë e Re, një automjet.
M. D., me banim në Nicaj, Shkodër, i është sekuestruar: Një banesë dykatëshe + një kat njësi shërbimi, e ndodhur në lagjen Fermentim, Shkodër, pasuria e llojit arë me sipërfaqe 1541 m2, pasuria e llojit truall me sipërfaqe 350 m2./ Opinion.al