Home KRYESORE Pllaja e Shishtavecit është një nga mrekullitë e papërsëritshme të natyrës shqiptare

Pllaja e Shishtavecit është një nga mrekullitë e papërsëritshme të natyrës shqiptare

Nga Azem Hajdari

Shishtaveci, fshati ku bashkojnë dhe ndajnë kufijtë tre shtetetShqipëri-Kosovë-Maqedoni, është kthyer në zonë e preferuardhe që po vlerësohet nga turistët vendas dhe të huaj. Zona e Shishtavecit konsiderohet një nga pjesët më të bukura malore tëShqipërisë. Turistët e ndryshëm kërkojnë një natyrë të pastër dhekëtë e gjejnë në pllajën e Shishtavecit, pasi gjithçka këtu ështënatyrale. 

Krahas natyrës së mrekullueshme, këtu gjen njerëz tëpastër, mikpritës dhe bujarë. Një turist polak, i cili vitin qëshkoi, e kishte kaluar një natë pikërisht këtu tek resorti”Skiatori”, poshtë Gurit të Mëngjesit, shkroi për Portalin tonë: “Këtu është një zonë më pak turistike, por është e këndshme, sepse mund të jesh vetëm ti në mesin e bjeshkëve, pa njerëz apoturistë të shumtë rreth e qark”.

Të vish në Shishtavec dhe të mos ngjitesh deri tek Guri iMëngjesit, ke humbur një mundësi dhe përvojë të këtij udhëtimimbreslënës. Në cepin jugor të vargmalit të Sharrit, me pamjenpërballë Gjallicës dhe Alpeve të Shqipërisë, 32 km nga qyteti iKukësit, shtrihet pllaja e Shishtavecit, një prej destinacionevemë të veçanta në qarkun e Kukësit. Pylli i mështeknës nëkërthizë të saj, burimet e ftohta të ujit, e livadhet e shtruara nënkëmbët e pllajës, e shndërrojnë atë në një vend, potencialisht tëfuqishëm për turizmin malor në të gjitha stinët. Madhështia e natyrës së paprekur të ofron lule shumëngjyrëshe e të rralla nëllojin e vet. 

Një nga pikat piktoreske në këtë mrekulli natyrore ështëpadyshim edhe Guri i Mëngjesit, si një pikë ballafaqimi tëpanumërta me alpinistë, spedologë, botanistë, gjeografë dheshumë dashamirës të sportit të skive, te të cilët kjo zonë sigurishtlë mbresa të pakrahasueshme. 

Pa asnjë dyshim, pllaja e Shishtavecit mund të quhet edhe njëpark zoologjik natyror. Quhet i tillë nga banorët dhe ngavizitorët, pasi ka një hapësirë të admirueshme, e cila i ofronkushte të mira jetese disa llojeve të ndryshme të kafshëve tëegra. Por përveç shumëllojshmërisë së kafshëve të egra, është e pasur edhe me shpendë të ndryshëm që folenizojnë këtu. Nukduhet lënë pa përmendur gëzofi i dëborës që e mbulon pllajënpër disa muaj.

Shishtavecari, Gani Pashaj, i cili ka vite që punon në Slloveni, ka guxuar të investojë me qëllim për ta transformuar sportin e skive në një biznes fitimprurës. Pashaj ka instaluar këtu njëndërtesë të madhe prej druri, e cila shërben si restorant dhehoteleri. Akomodimi dhe kuzhina, në këtë pikë gjendet në tëgjitha format, që nga ushqimi natyral dhe i thjeshtë i shtëpisë, e deri tek pjatat më të sofistikuara të kuzhinave ndërkombëtare. Veçanërisht për kuzhinën e sofistikuar Ganiut i vijnë në ndihmëbashkëshortja dhe kunati i tij, të cilët janë të diplomuar dhepërvojë kuzhinimi në resortet turistike jashtë Shqipërisë.

Skiatori, është shtëpia e madhe në bjeshkën e Shishtavecit, që kahapur dyert para dy vitesh. Pashaj thotë se tashmë e ka ka kaluarfazën fillestare të investimit, ndaj dhe po punon për të vendosurcilësinë më të lartë të shërbimit standard. Gjatë stinës së verësvizitorët janë të shumtë. Ata organizohen në grupe, kryesishtvendas që punojnë në emigracion, dhe turistë të huaj qëprenotojnë më përpara. Ushqimet që gatuhen janë prodhimvendi, kjo është edhe ajo çka kërkohet nga turistët, veçanërishtbulmeti dhe mishi.

Resurset natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edheme trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit. Përpos të tjerave Ganiu ka sjellë makinën e dëborës përtë niveluar pistat e skive, disa motorë bore dhe një funikular tëvogël me anë të së cilit skiatorët ngjiten në majën e malitKallabak, në lartësinë 2,174 metra. Skijimi është sporti qëshishtavecarët e duan aq fort, e këtu skiatorët profesionistë janëtë shumtë në numër. Si skiator profesionist Ganiu, nuk kursehettë mbështesë dhe organizojë garat në pistat që shtron. Përkushtet që ofrojmë sa i përket këtij sporti dimëror ai thotë se, kasensibilizuar Federatën Shqiptare të Skive, organizmat e qeverisjes vendore, etj. Me mbështetjen e tij, janë zhvilluar disagara me skiatorë nga Shishtaveci, Novosej dhe Borja. Më tëmirë kanë marrë pjesë në gara të ndryshme të zhvilluara nëKosovë dhe Maqedoni.

Janë të shumtë ata që zgjedhin “Skiatorin” si vend pushimi, pornuk mjafton vetëm bukuria natyrore. Sipas invesitorit Pashaj, pushteti lokal duhet të investojë në infrastrukturë. Aktualishtasnjë qindarkë nuk është hedhur në këtë drejtim. Edhe rruga ngaShishtaveci deri tek Guri i Mëngjesit, ky i fundit monument natyre i mbrojtur me ligj, po mirëmbahet nga Pashaj.

Pllaja e Shishtavecit është një nga mrekullitë e papërsëritshme tënatyrës shqiptare. Është zona turistike më e vizituar në rrethin e Kukësit, madje nga më të vizituarat në gjithë qarkun pas luginëssë Valbonës. Kjo zonë me bukuri të rralla është e preferuar jovetëm nga turistët vendas por edhe nga turistët e huaj, të cilëtparapëlqejnë të njihen edhe me zakonet apo traditat e fshatravemë veriore të vendit, ndaj inisiativa të tilla si kjo e Ganiut duhenpërshëndetur. Turizmi këtu do të  përmirësojë ekonominë e banorëve, të cilët tashmë kanë një alternativë më tepër, përveçemigracionit apo bujqësisë për të siguruar jetesën. Në ndërkohëqë ka ardhur koha që kjo përvojë, ti qaset turistëve dhe agjenciveturistike për të eksploruar itinerararin tek “Skiatori” poshtë Gurittë Mëngjesit.

Share: