Delegacioni i lartë i Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës ka mbërritur sot në Tiranë në një vizitë zyrtare.
Që prej orës 10:00 ata po zhvillojnë një takim me presidentin Ilir Meta i cili mësohet se i ka bërë ftesën delegacionit.
Kujtojmë se ky institucion i lartë refuzoi të marrë pjesë në monitorimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.
Vizita e tyre në Tiranë vjen pas evidentimit të një numri kryebashkiakësh të cilët kanë rezultuar se kanë bërë deklarime të rreme në formularin e dekriminalizimit.
Vizita e këtij delegacioni ishte programuar pas takimit që Presidenti Meta zhvilloi ne Strasburg me Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, z.Andreas Kiefer. /Opinion.al