Home KRYESORE Rindërtimi pas tërmetit, Rama takon në Abu Dhabi Princin e Kurorës

Rindërtimi pas tërmetit, Rama takon në Abu Dhabi Princin e Kurorës

Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me Princin e Kurorës Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nahyan gjatë një takimi që po zhvillon në Abu Dhabi në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Përmes një postimi në rrjete sociale Rama është shprehur se ky takim ka për qëllim Rindërtimin pas tërmetit të 26 Nëntorit dhe Konferencën Donatorëve në Bruksel.

“Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe – Me Princin e Kurorës Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nahyan, enkas për Rindërtimin e Konferencën Donatorëve në Bruksel”, -ka shkruar Rama në videon e puiblikuar në rrjete sociale./Opinion.al/

Share: