Home KRYESORE Rumania: 14 ditë izolim të gjithë ata që vijnë nga Lombardia ose...

Rumania: 14 ditë izolim të gjithë ata që vijnë nga Lombardia ose Veneto

Përhapja e koronavirusit në Itali, duke e bërë atë vendin e tretë në botë me më shumë të prekur ka sjellë dhe reagimin e shteteve europiane.

Së fundi, Rumania ka vendosur që çdo person që vjen nga dy zonat më të prekura nga COVID-19 në Itali, Lombardia dhe Veneto, do të izolohet për 14 ditë në karantinë.

Lajmin e bëri të ditur ministria e shëndetësisë në Rumani, e cila shkruan se në kuadër të masave parandaluese për përhapjen e koronavirusit të gjithë qytetarët që kanë qenë dy javët e fundit në Lombardi apo në Veneto dhe që tashmë kthehen në Rumani, janë të detyruar që të kalojnë 14-ditë në karantinat e ministrisë së Shëndetësisë.

Deri më tani, autoritetet italiane nuk kanë raportuar asnjë rast të qytetarëve rumun të prekur nga koronavirusi . Rumania mund të jetë më e ekspozuar ndaj shfaqjes së rasteve të infeksionit me koronavirusin e ri në territorin kombëtar, për shkak të dinamikës së udhëtimit të qytetarëve rumunë në tokat dhe rrugët ajrore midis dy vendeve. Autoritetet e shëndetit publik do të përfshijnë personat që vijnë në Rumani nga lokalitetet e prekura në rajonin e Veneto dhe në provincën e Lodi Lombardia ose që kanë udhëtuar në këto lokalitete në 14 ditët e fundit, në kategorinë e atyre që duhet të qëndrojnë pasi të hyjnë në vend në kushte karantine për 14 ditë. Këto masa janë të ngjashme me ato të zbatuara nga autoritetet italiane.” shkruan ministria e shëndetësisë në Rumani në faqen zyrtare në Facebook.

Një reagim ndaj autoriteteve italiane ka bërë edhe Marine Le-Pen, udhëheqësja e ekstremit të djathtë në Francë e cila ka kritikuar qeverinë e kryeministrit Conte. Ajo ka deklaruar se ata kanë anashkaluar dhe nuk e kanë trajtuar me seriozitetin e duhur situatën duke pranuar hyrjen e qytetarëve që vinin nga Kina. /Opinion.al

Share: