Home Gjeo-Ekonomia SHBA dhe Talibanët nënshkruajnë marrëveshje paqe që synojnë t’i japin fund luftës...

SHBA dhe Talibanët nënshkruajnë marrëveshje paqe që synojnë t’i japin fund luftës 18-vjeçare

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nënshkruan një marrëveshje paqeje në Doha me militantët talibanë, me qëllim dhënien fund gjakderdhjes 18 vjeçare në Afganistan.

Marrëveshja planifikon tërheqjen e ushtarëve amerikanë dhe aleatët e tyre brenda 14 muajve nëse Talibanët respektojnë angazhimet e tyre, së pari, shkëputjen nga Al Kaeda.

Brenda 135 ditëve, trupat amerikane dhe ato të Nato-s do të reduktohen në 8.600 kurse tërheqja e plotë pritet të përfundojë brenda 14 muajve.

US Special Representative for Afghanistan Reconciliation Zalmay Khalilzad and Taliban co-founder Mullah Abdul Ghani Baradar sign the US-Taliban peace agreement during a ceremony in the Qatari capital Doha today

Aktualisht ka mbi 16.500 ushtarë që shërbejnë nën flamurin e NATO-s, përfshirë 8,000 amerikanë. Gjermania ka kontigjentin më të madh, 1.300 trupa, e ndjekur nga Britania e Madhe me 1.100. 38 vende të NATO-s janë duke kontribuar me forcat e tyre në Afganistan.

A F-18 warplane takes-off from the flight deck of the American aircraft carrier the USS Enterprise in the northern Indian Ocean on October 8, 2001 in the opening days of Operation Enduring Freedom

Aleanca përfundoi zyrtarisht misionin e saj luftarak në vitin 2014 dhe tani ofron trajnime dhe mbështetje për forcat afgane. Shtetet e Bashkuara kanë një kontigjent të veçantë prej 5,000 trupash të vendosur për të kryer misione kundër terrorizmit dhe për të siguruar mbështetje ajrore dhe tokësore për forcat afgane.

Që nga fillimi i negociatave me Talibanët, Shtetet e Bashkuara kanë rritur sulmet ajrore ndaj Talibanëve dhe një degë lokale e Shtetit Islamik. Vitin e kaluar, forcat ajrore amerikane hodhën më shumë bomba mbi Afganistanin që nga viti 2013.

Is this the future? General Austin Miller, the most senior US and NATO commander in Afghanistan, walked the streets of Kabul without body armor this week and posed for selfies as the 'reduction in violence' took hold

Presidenti Xhorxh W.Bush urdhëroi pushtimin në Afganistan si përgjigje ndaj sulmeve të 11 shtatorit 2001.

Donald Trump vazhdimisht ka premtuar se do t’i tërheqë ushtarët e Shteteve të Bashkuara nga ”luftëra e pafund ” në Lindjen e Mesme.

In this file photo taken on September 12, 2006 US soldiers salute during a ceremony at Bagram air base north of Kabul

g.kosovari

Share: