Home KRYESORE Shkrimtarja ju sjell letrën e një gruaje te vrare: “Ti me vrave,...

Shkrimtarja ju sjell letrën e një gruaje te vrare: “Ti me vrave, sepse me doje…”

Nga Miranda Haxhia


Nuk po te shkruaj se te dua, por sepse ti me do. Dashuria jote per mua eshte e parrezistueshme.

Nuk i bera dot balle.

Kur une te shkrova letren e pare te dashurise, shume vite me pare, ti nuk iu pergjigje. U talle me menyren se si une te kisha dashur ne ate leter.

Te flisja per dete e vale te qeta, per pyje e shushurima, per afshe e puthje te patreguara, te shkruaja per bime te egra qe rriten mbi shkembin e jetes. Pastaj guxova e te shkrova per dritherimat e zemres sime. Ç’ mezi prisja te zhytesha ne perqafimet e tua. Te shkruajta per nxehtesine qe buronte nga trupi yt, deshira ime per ty shpertheu e lulezoi ne tere qenien time.

Une flisja per stuhi mes trupave tane. Shkruaja per ulerima te marra ere, per vetetima qe ndriçonin qiellin e bubullima shurdhonjese. Per shiun qe pikontembi ne.

Por asgje pas kesaj.

Letres i ngjita me peshtyme nje pulle poste dhe e nisa ne adresen tende.
Pergjigjia e saj ishte dashuria jote per mua. Nuk ishte nje cope letre me rriga, por dajak. Ajo u rrit pak e nga pak.

Ne fillim indiferente kalonte e me fshikte shkarazi, pa me lene gjurme. Pastaj ndonje shpulle per gjellen e ftohte. Veshtrim i vengert per te foluren time te embel. Nje burrni e tepruar pushtoi tere trupin tend, muskujt e tu, nervat dhe te foluren tende.

Ti ngjize urrejtjen bashke me femijen ne barkun tim. Nuk e kam kuptuar kurre psene.

Sa me shume me poshteroje, aq me shume te perunjesha e te doja. Sa me shume me fyeje, aq me teper une te falja dites tjeter.

Pastaj erdhi gjema. Me vrave. Ne sy te femijes. Pa t’u dridhur qerpiku. E pra, kjo ishte ajo qe ti quaje dashuri.

Une e kuptoj pse e bere, edhe pse po te flas nga bota matane letres sime te dashurise se pare.

Ti me mesove te mos dal shtepije. Te mos punoj. Te mos kem asnje drite ekonomike. Ti me ruajte te izoluar si nje cope tulle ne murin tend te xhelozise. Kjo nuk ishte dashuri. Kjo ishte letra e dashurise qe nuk ta shkrova dot sa iaha gjalle.

Ti me vrave, sepse me doje. Ashtu mesove te me doje. Duke mos e kuptuar kurre se une isha nga soji i gruas qe edhe ty te solli ne jete dikur. Dhimbja e nenes tende, i dashuri im, nuk ishte per vekjen time. Ishte per vdekjen e saj. Nga biri vrases.

Nuk po te shkruaj se te dua. Por te shkruajta, ngaqe ti me do. Ne menyren tende. Ketu ku une jam, nuk ka dhune, as poshterim, as dashuri. Ka vetem nje terr dhe nje pirg dheu, siç shkruan Emili Bronté. Por ku e njeh ti Emili Bronté! Ti njeh ca emra femrash te mjera qe kujtojne se i do.

Ta dish, vetem une te kam dashur. Derisa kuptova se nuk te doja me, por ti marrezisht. Deri ne vdekje.

Gezuar festen qe nuk e kuptova kurre. Sa isha gjalle.

Share: