Home KRYESORE Shoqet përballen në studio: Dua të ma thuash në sy të publikut…

Shoqet përballen në studio: Dua të ma thuash në sy të publikut…

Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e dy mikeshave të cilat prej 9-muajsh nuk kanë asnjë komunikim me njëra-tjetrën. Ishte Nikoleta, ajo e cila erdhi në studio dhe kërkoi të dinte arsyen pse shoqja e saj më e mirë i shmangej dhe nuk sillej më si më parë me të.

Prej disa kohësh, ajo mendon se ndoshta e ka lënduar dhe prandaj Kristina nuk dëshiron të komunikojë me të. Dy miket përballen në studio dhe për Kristinën ishte befasi kur shikon në anën tjetër të ekranit Nikoletën.

Pyetjes së Nikoletës, pse ajo është larguar prej saj dhe marrëdhënia e tyre nuk është më si më parë, Kristina i përgjigjet se nuk është distancuar prej saj, por ajo thjesht këtë periudhë është përkushtuar totalisht tek familja e saj, motrat dhe vëllezërit se ata kanë patur nevojë për të.  Madje ajo pranon se e ruan në zemër gjithmonë.

Kristina:  Vetëm tek kjo nuk më shkonte mendja!

Nikoleta: Të kam sjellë këtu, se e shoh që këto kohë domethënë, u bë goxha kohë që je larguar, je distancuar, nuk je më ajo Kristina që unë të kam njohur, ajo Kristina që unë qaja si të mirën si të keqen me ty, ishe ti personi i parë që merrje vesh çdo gjë timen. Je larguar, vërtet je larguar shumë dhe je mbyllur në vetvete. Nëqoftëse unë kam bërë diku gabim ndaj teje, kam ardhur me plot gojë të të kërkoj falje mes të gjithëve, nëse unë jam shkaku që ti je larguar ndaj meje. E ndjej veten sikur kam bërë diku gabim me ty.

Kristina: Arsyeja që unë jam e distancuar dhe nuk kanë qenë takimet tona të shpeshta, sepse në pika të shkurtra, ti e di që jam fokusuar më shumë tek familja, tek motra, tek vëllezërit sepse edhe ata kanë nevojë për përkushtimin tim. Por kjo nuk do të thotë se unë jam shkëputur totalisht nga ti ose nga kushdoqoftë mikeshë e mirë që unë gëzoj respekt prej tyre, nuk do të thotë se largohem shpirtërisht, unë jam fizikisht e shkëputur pakëz nga ti, ose nga shumë mikesha të tjera.

Nikoleta: Ok, të kuptoj shumë mirë, por sa që  të kam marrë në telefon, dhe të thosha Kiki mund të pimë një kafe, mund të dalim, shumë raste më ke thënë nuk jam këtu. Më fal nuk dua të rëndoj me të kaluarën, më thoshe jam tek varri i babit, jo dalim nesër, jo e lemë për ditë tjetër. Kjo më ka shqetësuar shumë, pse kjo largesë ndaj meje? Ti për mua u bëre personi më i afërt, nuk di ç’të them, me fëmijët e mi nuk mundem të të ndaj. Jam diku gabim ndaj teje Kiki, dua të ma thuash në sy të të gjithëve dhe unë në sy të publikut dhe popullit të kërkoj falje për diçka që mund të kem lënduar ty.

Kristina: Ti e di shumë mirë, unë të vlerësoj shumë, se ti përkushtimin tim ndaj meje e ke dhënë gjithmonë.

Nikoleta: Edhe do ta jap se e ke dhënë dhe ti për mua.

Kristina: Dhe ke pasur raste që dhe fëmijët e tu i ke lënë, kur unë të kam thënë, më duhesh tani se dua të kaloj disa orë të këndshme, thashetheme, muhabet. Të falenderoj për këtë. Por dua ta dish se unë nuk jam larguar nga ti, ose më saktë nuk largohem nga ti. Unë gjithmonë jam pranë teje ndoshta jo fizikisht siç ti e di jetën time, por këtë vitin e fundit e kam patur fokusin tek motrat dhe vëllezërit e mi sepse kanë patur nevojë për mua dhe përqëndrimi im ka qenë totalisht tek ata, por jo se nuk të kam në mendje dhe në zemër të ruaj gjithmonë./tvklan.al

Share: