Tiranë- Ilir Korbi me profesion avokat, është një nga personat e tjerë që u arrestua mbrëmjen e djeshme për llogari për të Gjykatës së Gjirokastrës, pasi akuzuohet se ka ndikuar tek gjyqtarët për të liruar bandën e Lazaratit. Korbi punon si avokat në UET.
Gjithsej mbrëmjen e djeshme janë arrestuar 7 persona, mes tyre edhe pronari i Universitetit Europian të Tiranës, njëherazi dhe botuesi, Henri Çili. Urdhër-arrestet për ndalimin e tyre janë lëshuar nga Prokuroria e Gjirokastrës, pasi akuzohen se ndikuan tek gjyqtarët për të liruar nga burgut bandën e Lazaratit.Të 7 të arrestuarit akuzohen për korrupsion pasiv dhe aktiv në fushën e drejtësisë. https://novamedia.al/