Home KRYESORE Video/Degjeneron parlamenti serb, deputeti i nxjerr ministres tangat rozë në seancë plenare

Video/Degjeneron parlamenti serb, deputeti i nxjerr ministres tangat rozë në seancë plenare

Deputeti serb i ka “dhuruar” ministres një palë të brendshme rozë, në mes të parlamentit. Seanca plenare është shoqëruar me debate të forta, teksa ministrja e Infrastrukturës, Zorana Mihajloviç, është akuzuar për korrupsion nga Partia Radikale Serbe.

Ka qenë pikërisht deputeti radikal, Milorad Mirçiç, i cili në debat e sipër me ministren, ka nxjerrë të brendshmet në parlament si dhuratë për të, pasi sipas tij, ajo preferon t’i shpenzojë paratë e shtetit për sende personale. E ashtuquajtur dhuratë u tentua t’i dorëzohej në dorë vetë zyrtares së lartë.

Ministrja Mihajloviç akuzohet se ka shtuar në mënyrë fiktive vlerën e projektit me 300 milionë dollarë, por pas seancës, ajo u shpreh se pretendimet e palës kundërshtare janë gënjeshtra të pabaza që vazhdonin prej ditësh e muajsh, ndërsa skenën e pazakontë të deputetëve opozitarë e quajti dhunë klasike në mes të parlamentit./albspirit

Share: