Home KRYESORE “32 të prekur ndodhen në shtëpi “, Tomini: Kur bëhet testi i...

“32 të prekur ndodhen në shtëpi “, Tomini: Kur bëhet testi i koronavirusit

Eugena Tomini, shefe e Epidemiologjisë në ISHP, është shprehur në “Opinion” se grupmosha e të infektuarve me koronavirus në vendi tonë është nga 25 deri në 65 vjeç.

Tomini theksoi se 32 persona të infektuar ndodhen në vetëizolim në shtëpitë e tyre, ku kanë marrë dhe masat e nevojshme.

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, foli dhe për testimet e qytetarëve për koronavirusin. Ajo nënvizoi se duhet mbi pesë ditë që testi të arrijë të identifikojë nëse një person është i infektuar ose jo nga koronavirusi.

“Është përgjigje imnutare e çdo individi. Përsa i përketë grupmoshës janë 25 deri në 65 vjeç. Ka dhe 25 vjeçar që janë të prekur dhe janë pozitiv. Nuk paraqesin shenja të agravuara. Por duhet të theksoj faktin se për shkak të një pandemie masive, përkujdesja e kujdesit shëndetësor duhet të ishte në nivele më të larta. Prandaj, është kërkuar që të hiospitalizohen. Janë 32 persona në vetëizolim në shtëpitë e tyre. Janë duke ndjekur të njëjta masa si në vetëkarantinim, me maskë respiratore dhe distancim me familjarët e tyre. Është një trasmeti përmes përklave, teshtimës dhe kontaktit të ngushtë familjarë bën që personi të jetë receptiv kundrejtë spërklave të virusuara. Kjo tregon dhe virulencën e virusit, sa ka qenë virusi prezent në spëklat e personit. Gjithsesi mbetet për tu studiuar. Grupmosha e re nuk ka sëmundje të shoqërueshme, ndërsa ata mbi 65 vjeç kanë sëmundje krinike, por jo evidente për të shkaktuar një situatë të agravuar shëndetësore. Mjekët janë në vetëizolim në shtëpitë të tyre.  Jemi duke testuar çdo rast të dyshuar dhe niveli i testimeve brenda 24 orëve ka qenë 42. Kemi kapacitete 200 deri në 300 testime në ditë. Kontaktet duhet të shfaqin klinikën, apo vështirësi në fymëmarrjen vetëm në këtë mënyrë jepet efikasiteti i testit. Nëse ne do të jemi në fazën e parë të kontakteve ,e raste pozitiv, pavarësisht se jemi në rrethin e dytë të kontakteve të ngushta, nuk shfaq pozitivitet testi. Duhet të jetë mbi ditën e 5 që të shafqim pozitivitet në test. Kjo është e rëndësishme kur bëhet testi i PCR që është testi konfirmues i koronavirusit”,-tha Tomini./ Opinion.al

Share: