Home QASJE QE BEN LAJM A vazhdojnë reshjet? ky është parashikimi i motit për sot

A vazhdojnë reshjet? ky është parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin një mot të vranët në të gjithë territorin. Gjatë pasdites vranësirat do të intensifikohen duke sjellë reshje, ku në zonat e thella malore reshjet do jenë në formën e dëborës. Sipas parashikimit të motit dita e diel pritet të jetë me kthjellime, ndërsa të hënën pasdite rikthehen reshjet.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 00ºC në 09ºC, në zonat e ulëta nga 05ºC në 15ºC dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 16ºC.

Era do të fryejë në drejtim Jugor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 4 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 01ºC deri në 11ºC dhe në zonat e ulëta nga 05ºC në 12ºC.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qyetet kryesore të vendit dhe Europës:

Top Channel

Share: