Ambasada e SHBA në Tiranë njofton qytetarët amerikanë që jetojnë në vend se të gjitha fluturimet komerciale nga Shqipëria janë mbyllur deri në një njoftim të dytë.
Kështu, Ambasada u ka bërë një tjetër thirrje shtetasve të saj që duan të largohen nga Shqipëria, të kontaktojnë me autoritetet, për të gjetur mundësi të tjera udhëtimi.
“Të gjitha fluturimet komerciale nga Shqipëria janë tashmë mbyllur deri në një njoftim të dytë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara po punon për të identifikuar mundësi të tjera udhëtimi për qytetarët amerikanë që duan të largohen nga Shqipëria. Nëse jeni qytetarë amerikanë dhe dëshironi të largoheni nga Shqipëria, kontaktoni menjëherë [email protected] me emrin tuaj, ditëlindjen, numrin e pashaportës dhe informacion kontakti në Shqipëri”, shkruan në një postim në rrjetet sociale, ambasada./Opinion.al