Kreu demokrat Lulzim Basha, ka folur në një lidhje në emisionin “Zonë e lirë” lidhur me paketën e hartuar nga qeveria për menaxhimin ekonomik të situatës së krijuar nga përhapja e koronavirusit. Basha tha se duhet të shpallet emergjenca kombëtare dhe të ketë transparencë e detajim në zbatimin e këtij plani.
“Duhet shpallja e emergjencës kombëtare që sqaron detyrimet e qytetarëve por edhe detyrimet e shtetit, sepse edhe shteti ka detyrime. Thirrja ime sot është të ketë transparencë dhe të ketë detajim. Duhet të jetë e qartë çfarë duhet të presi çdo qytetar, çfarë duhe ttë presin ata që dalin në punë, ata që kanë pamundësi për të dalë në punë”, tha Basha.
Më tej kryetari i PD u shpreh se paketa e qeverisë nuk ka mjaftueshëm fonde në dispozicion, ndërkohë që buxheti ka para.
“Sepse një media ka publikuar, që vetëm dje 22 milionë euro janë paguar nga buxheti për 4 kompani. Në kulmin e epidemisë paguhen 22 milionë euro. Ti favorizon 4 klientët e tu dhe u jep një fond të njëjtë me aq sa i jep shëndetësisë. Nuk po them që kemi mundësitë e Italisë dhe Francës, por kemi mjaftueshëm për të financuar 3 prioritetet kryesore. Po të lexosh mesazhet e mjekëve tmerrohesh, nuk kanë mjafuteshëm pajisje mjekësore, nuk kanë pajisje mborjtëse. Nuk kanë pajisje testuese dhe duhet urgjentisht të merren masa për këtë. U hap tenderi për respiratorët, por pse duhej të hapej kaq vonë? Nuk mund të paguash 22 milionë euro dy ditë përpara dhe të japësh 25 milionë euro për shëndetësinë”, tha Basha./Opinion.al