Home KRYESORE Biznesmeni i njohur: Thirrje qeverise dhe pushtetit lokal: Ndihmoni biznesin qe kjo...

Biznesmeni i njohur: Thirrje qeverise dhe pushtetit lokal: Ndihmoni biznesin qe kjo epidemi te mos krijoje katastrofe ekonomike

Nga Nikollaq Neranxi*

Ne ditet e veshtira qe po kalojme, si qytetare por edhe si sipermarres, vendimarrja e shpejte dhe solidariteti, jane domosdoshmeri. Duke marre edhe eksperiencen e vendeve te tjera, se si po e perballojne epidemine e koronavirusit, Shoqata per Mbrojtjen e Tregtareve dhe Tregut te Shqiperise, i kerkon pushtetit qendror dhe lokal te marre disa masa te karakter ekonomik.

Deri tani na eshte thene qe njerezit te qendrojme ne shtepi dhe biznesit i kerkohet ti paguhet paga, prindit qe do te rrije me femijen. Kerkohet me te drejte mbyllja e shume bizneseve ku ka kontakte te aferta mes njerezish. Nderkohe nuk degjuam se cfare kjo qeveri do te beje, per t’i krijuar mundesi ketij biznesi te qendroje ne kembe, i cili edhe pa rene virusi, ka kohe qe zvarritet ne kufinjte e mbijeteses. Qe te ndihmojme punonjesit te mbajne vendet e punes, qe te mos pushojme njerez nga puna ne kete situate te veshtire, qe te lehtesohen problemet financiare qe shkaktohen nga renia e konsumit, ShMTTSh propozon si me poshte:

  • Lehtesim te barres fiskale! Heqje te disa taksave dhe tarifave te cilat edhe ne situata jo emergjente, jane te teperta.
  • Mos aplikim i kamatvonesave ne pagesat e faturave te ujit dhe te dritave.
  • Mos aplikim i gjobave per vonesa ne pagesat e TVSh apo tatim fitimit.
  • Negocim me bankat per shtyrjen e pagesave te kesteve te kredive.

Emergjenca sanitare dhe emergjenca ekonomike duhet te trajtohen me te njejtin seriozitet.

*Nikollaq Neranxi
Kryetar i Shoqates per Mbrojtjen e Tregtareve dhe Tregut te Shqiperise

Share: