Home KRYESORE Coronavirusi, experimenti suedez që bazohet në besimin reciprok qytetar-qeveri

Coronavirusi, experimenti suedez që bazohet në besimin reciprok qytetar-qeveri

Nga Arben Vata

Suedia e fundit në glob sa i përket masave shtrenguese. Prej sot nuk lejohen grumbulline me më shume se 50 persona, nderkohe që ky numer tejkalohet psh në mencat e shkollave, trena, autobuza etj, ku distanca është më pak se 1 meter.

Gjithashtu sezoni pranveror i skive ku mblidhen mijera njerez, nuk anulohet. (Gjithkush e kujton se ishin pikerisht aktivitetet e skive në Itali ne shkurt që çuan në këtë situatë katastrofike sot).

Edhe për këtë aktivitet, qeveria dhe specialistet e shendetit publik, iu bëjnë thirrje njerezve që të mos dalin në vende publike nëse jane të prekur nga virusi.

Suedia është i vetmi vend në botë, ku qeveria i lë në dorën e vullnetin e qytetarëve masat shtrenguese e ku qytetarët i besojne thuajse në menyre të verber qeverise (E cila u beson experteve).

Është një experiment, një marredhenie ndervaresie besimi dy palesh, që askush nuk e di se ku do te dalë. E sigurte është që Suedia do të dalë më mire ose më keq se të gjithë vendet në këtë histori e lufte me armik të panjohur.

Share: