Home KRYESORE “Duan të bëjnë tamponin”, mjeku Petrit Vargu: Analizat frenojnë epideminë, qeveria duhet...

“Duan të bëjnë tamponin”, mjeku Petrit Vargu: Analizat frenojnë epideminë, qeveria duhet të tregojë arsyen pse nuk e lejon?

Mjeku Petrit Vargu në një reagim në Facebook shkruan se ai mbështet nismën që të gjithë qytetarët që kërkojnë analizat dhe dyshojnë se janë me koronavirus duhet ta bëjnë atë.

Sipas Vargut e drejta për diagnostikim dhe kurim është për çdo shqiptar dhe askush nuk duhet të privohet nga kjo e drejtë. Më tej ai thotë se qeveria duhet të jetë e qartë në atë që thotë dhe të deklarojë nesë nuk ka fonde për të kryer analiza në masë.

E drejta per diagnostikim dhe kurim eshte per cdo shqiptar. Shume miq e dashamires me telefonojne duke me thene qe jane me temperature te larte dhe duan te bejne tamponin, por 127 nuk shkon. Me shkon mendja per shume gjera te trishta, por per momentin dua ti le menjeane. Nese nuk keni leke, thuajeni! Por mos e mbuloni me propagande. Te pakten pajisini farmacite ose mjeket e familjes me tampon dhe kundrejt nje pagese le te shkojne e ti bejne ne familjet qe e kerkojne. Kjo eshte nje nder format kryesore qe do ndihmoje ne frenimin e epidemise. Perndryshe,mbas 10 ditesh nuk ka propagande qe ju ben fajde. Perqafime nga larg….nga i politizuari Petrit Vargu”, shkruan mjeku.

Share: