Home KRYESORE “E kemi tronditur krimin në palcë me OFL”, PD i përgjigjet me...

“E kemi tronditur krimin në palcë me OFL”, PD i përgjigjet me video Ramës

Përmes një deklarate ditën e djeshme, SPAK njoftoi se Operacioni “Forca e Ligjit” ka goditur deri më tani 101 pasuri të vendosura në rrugë kriminale, duke kërkuar sekuestrimin dhe konfiskimin e tyre. Këto pasuri, 71 prej tyre automjete dhe 30 pasuri të paluajtshme. Nga këto të fundit 18 janë konsideruar se janë vendosur jo në mënyrë të ligjshme nën sekuestro.

Përpara kësaj deklarate të SPAK, kryeministri Rama deklaroi nga foltorja e Kuvendit se përmes OFL-së krimi i organizuar ishte goditur në palcë. Këtë deklaratë të tij, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi e ka cilësuar si “propagandë”.

Ai thotë se vetë SPAK dhe shifrat e publikuara prej tyre “nxjerrin zbuluar propagandën e Edi Ramës”.

Deklarata e SPAK, provoi në mënyrë të pakundërshtueshme se nën qeverisjen e Edi Ramës:
– OFL nuk është njësi speciale kundër krimit të organizuar, por njësi speciale e Policisë Rrugore!
– OFL po na tregon se bosët e krimit të organizuar janë “të varfër” dhe paratë e VETME që kanë siguruar nga trafiqet i kanë investuar në blerjen e një automjeti!”
shkruan ai në një postim në Facebook. /Opinion.al

Share: