Home KRYESORE Emërimet në Kushtetuese/ Balla reagon për draftin paraprak të “Venecias”: Shpërndarja e...

Emërimet në Kushtetuese/ Balla reagon për draftin paraprak të “Venecias”: Shpërndarja e copëzave dëmton procesin

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar te PS-se, Taulant Balla me anë të një reagimi në rrjetet sociale shkruan se Komisioni i Venecias u ka vënë palëve politike në dizpozicion një “draft paraprak” të Opinionit “Mbi emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese”, për të cilin sipas tij u është kërkuar që të ruajnë konfidencialitetin dhe të mos bëjnë komente sepse drafti është dërguar për tu konsultuar nga palët.

Kujtojmë se sot në disa media u shpërndanë disa copëza të këtij drafti paraprak ku flitej rreth veprimeve të Presidenti Meta për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Por sipas Ballës shpërndarja në media e këtyre copëzave të draftit e ka dëmtuar kredibilitetin e procesit.

Ndër të tjera Taulant Balla ka shkruar se dekreti i rikthyer nga Presidenca për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nuk do shqyrtohet në Kuvend. Sipas tij Kuvendi nuk do të shprehet deri në marrjen e opinionit të ‘Venecias’.

“Komisioni i Venezias na ka vene ne dizpozicion nje “draft paraprak” te Opinionit “Mbi emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese”, per te cilin na eshte kerkuar nga ana e tyre te ruajme strikt konfidencialitetin dhe te mos bejme asnje koment, sepse drafti eshte derguar per tu konsultuar dhe komentuar nga palet.

Shperndarja e copezave apo fjalive te vecanta ne raste te meparshme te drafteve paraprake ka demtuar kredibilitetin e procesit te konsultimit me Komisionin e Venecias. Prandaj ne do te ndjekim ne menyre strikte agjenden dhe respektojme kerkesen per konfidencialitet prej vete Komisionit te Venecias deri ne miratimin e nje opinioni final zyrtar.

Nderkohe ekspertet tane do te pergatisin sipas kerkeses se vete procesit, per reflektimet e pretendimeve te paleve ne Opinionin Perfundimtar. Kjo do te thote po ashtu, se deri ne marrjen e Opinionit perfundimtar zyrtar, dekreti i rikthyer nga presidenca nuk do te diskutohet dhe as shqyrtohet ne Kuvend, per te respektuar deri ne fund Komisionin e Venecias.” shkruan Balla.

Top Channel

Share: