Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar sot tre fakte dhe mite rreth koronavirusit për të sqaruar më tepër qytetarët shqiptarë rreth masave parandaluese.
Një prej miteve që qarkullon më së tepërmi është vendosja e maskës, por ISHP thotë se mënyra më e mirë është higjiena kurse maskat janë efektive për individët që shfaqin simptoma.
Një mit tjetër është se në situatë paniku nga koronavirusi racizmi dhe ksenofobia janë normale në situata të tilla. ISHP e hedh poshtë këtë duke thënë se nuk ka justifikim për diskriminimin racial apo paragjykimet.
Po ashtu evitimi i ngrënies së ushqimeve kineze apo marrjen e pakove nga Kina ISHP e klasifikon si mit pasi OBSH nuk ka dhënë asnjë njoftim të tillë.
(BalkanWeb)