Home KRYESORE Gripi derrit vrau prap! Nga Ilir Kadia

Gripi derrit vrau prap! Nga Ilir Kadia

GriPo e njofton me te kuqe televizori.Nje 86 vjecar u vra sot nga gripi i derrit ndersa tre dite me pare nje 31 vjecare i la shendene kesaj bote e vrare nga virusi keq!

Dhe kujtova veten pese vite me pare kur ky virus me sulmoi dhe mua. S’kisha dy dite qe kisha ardhur nga Londra.Kur vajta, ne Hithruo,aeroportin me te madh te Evropes, njerezia qe vinte nga Azia, Australia dhe Amerika ishin shumica me maska ne fytyre. Kishin frike nga virusi. Une qeshja e tallesha me mendje me ta. Me ngjanin qesharake! Shiko,i thoshja gruas,me feçka si derra plastike! E bejne enkas per te shitur maskat!

Prej nga nuk nxjerr fitime kapitalizmi!!!! Por, ne mbremje ne Fullham tek shtepia e Tishit ne televizor,pamjet ishin tronditese, me perjashtim te Shqiperise.Shqiperia nuk kish grip derri!

Nuk njoftonte asnje rast!Ishim serish te vecante!As lindje as perendim!Qesha prap!
Mirepo dy-tre dite me pas, pas emisionit te mengjesit te radios ne Tirane,ndjeva qe ajo kolla qe me pengonte te flisja ne mikrofon paskesh patur edhe pak temperature, dhe …me vrap telefon Silva Binos,mikes time te mire qe si ajo askush nuk i njeh semundjet qe na vine nga viruset! Ishe ne Angli,po?!-me pyeti Silva.Dhe pa pritur pergjigje me urdheroi te shkoja ne spital tek infektivi.Atje me priten me shume kujdes, si mik i Silves, dhe me moren analize menjehere.

Doktoresha,nje grua e bukur ne moshen time, ne kohen ne pritje te analizes, me priu drejt dhomes ne fund te pavionit ku ish shkruar “Kujdes,te semure me grip derri”.Sa u afruam ajo e hoqi letren me kete mbishkrim:”Po ta marrrin vesh gazetaret do na mbysin me intervista!”-me tha. Po une kam apo s’kam grip derri”- e pyeta i zbehur me siguri si qiri.”Do ta shohim,tha ajo.Pas dy oresh del analiza! Por tamiflune do e fillojme qe tani!”

S’ish nevoja te prisja dy ore.Dhoma ime ishte vetem me nje krevat.Pizhamat qe me veshen, te paperdorura.Maska qe me vune si e Hethrout.Me pyeten ke kisha takuar per here te fundit,ku kisha qene,a isha kollitur, me shami para gojes apo jo…

Mora ne telefon gruan.As dy fjale s’i thashe dot. Une qaj ketej ajo qaj andej.5 minuta pasi kisha hapur gojen ne telefon ne dere te dhomes time mbrrin nena me babain!Te vetmit,bashke me gruan,qe erdhen.S’deshen t’ia dine per virusin.Te tjeret,miq e shoke, edhe telefonin duhet ta kene mbajtur me maske.Dhe mire kane bere! Pas dy oresh kur isha ne fund te analizes te jetes time erdhi Silva Bino ne dhome e me dha kurajo: “Qe ke grip derri,grip derri ke por jo derri te eger!

Tregimet te kam thene qe i ke shume te bukura dhe ndaj ne, mjeksia, kemi vendosur te te kursejme!Nuk do te japim shanc te dalesh ne konference shtypi ne boten tjeter si e para viktime me grip derri ne Shqiperi!Boll nami keq qe na hap me BBC-ne”-me tha ajo me sy te shkelur.

Me beri nder te madh Silva! Ne ato dy ore paravdekje kisha ngecur me amanetet per ndarjen e pasurise.Djemve apo gruas ti lija me shume?!

Dhe i beja amanetet me mendje ne kushtet e nje zhurme kovacane.Edhe pse pavioni i infektivit,pra i semundjeve ngjitese nga me te llahtarshmet, shqipetaret trima nuk e canin koken.Vinin me trasta qoftesh e byrekesh neper dhoma te semuresh e gati aheng!Tre prej tyre tek parvazi i dhomes time qe dilte ne ballkon nga shihej xhiroja e spitalit kishin qe kur kisha hyre ne dhome qe s’lane muhabet kurvash e politikanesh pa bere ndersa une lija amanetet me mendje!

Sa iku Silva une vura masken,rregullova pixhamet,grumbullova ne gjoks nje kolle qe te buciste dhe duket ju fola me kolle mbi qofte e mbi shishet e birres: “Rrini,rrini,nuk me shqetesoni!Vec sa me thane se analiza ka dale me grip derri te eger!”

“Ej vllajo,gati sa nuk u hodhen nga kati i dyte trimat!”- i thashe para pak minutash ne zyre Tonin Cobanit tek i tregoja kete histori ndersa jepej lajmi per vrasjen e dyte qe ka bere sot gripi i derrit.

“Ore vertet ke patur grip derri ti?!”- me pyeti Tonini me doren si maske ne fytyre.
“Po,i thashe,por para pese vjetesh”
Tonini, miku im me koken plot, qe prej vitesh pi ilace zemre fiks ne oren 12, doli vrik nga dera kinse se ashtu kish nje pune urgjente.

Ora 16. data 3 mars 2014

Share: