Home KRYESORE Henri Çili dhe 27 të tjerë përfundojnë në SPAK

Henri Çili dhe 27 të tjerë përfundojnë në SPAK

Gjykata e Përmetit shpalli mos kompetencën dhe dërgoi në Spak çështjen e Henri Çilit dhe 27 të tjerëve.

Argumenti ishte se vepra penale e dyshuar është nën kompetencë të GJKKO.

Kujtojmë se Çili u la i lirë dje dhe mori masën “detyrim paraqitje”, ai u arrestua nën dyshimet se ka ndërhyrë për të siguruar favore për dy vëllezërit Arbjon dhe Alban Aliko, i pari i dënuar me burgim të përjetshëm dhe i dyti me 18 vite burg, me vendim të formës së prerë, për vrasjen e një efektivi të policisë në Lazarat, gjatë aksionit të vitit 2015 kundër kultivimit të marijuanës.

Share: