Botuesi i njohur Henri Çili është i ftuar në Open në Top Channel për t’u rrëfyer për ngjarjen e cila bëri bujë javë që kaloi.
Si ndodhi ngjarja?- e pyeti Eni Vasili.
Nuk kisha asnjë ide. Rreth orës 20:00 teksa po shkoja për në shtëpi u ndalova. Më kërkuan që të shkonin të bënim kontroll në banesë dhe në zyrë- u përgjigj botuesi.
Ishe me pranga?- e pyeti Eni Vasili.
Po isha me pranga. Të nesërmen më treguan që kishte një urdhër nga prokuroria për ndalimin tim- tha Henri Çili.
Top Channel