Home KRYESORE I vetëm dhe i gjunjëzuar para kryqit, Papa Françesku ulet në sheshin...

I vetëm dhe i gjunjëzuar para kryqit, Papa Françesku ulet në sheshin e Shën Pjetrit dhe lutet për botën

Teksa e gjithë bota është në krizë për shkak të koronavirsit Papa Françesku, ditën e sotme është lutur për të gjithë botën në sheshin e boshatisur të Shën Pjetrit. Pamje të trishta janë publikuar nga mediat vendase ku në shesh shihet vetëm Papa në shoqërinë e kryqit të Jezusit.

Papa

Para se virusi vdekjeprurës të izolonte botën në këtë shesh mijëra besimtarë mblidheshin dhe luteshin përpara kryqit të shenjtë, ndërsa sot është parë vetëm Papa duke u drejtuar tek Jezusi dhe sigurisht në këtë kohë lutja do të shkonte vetëm për zhdukjen e kësaj fatëkeqësie.

Ky kryq që konsiderohet si mrekullibërës është hequr përkohësisht nga Kisha e San Marcelos së Kryqit, për t’u instaluar në sheshin e Shën Pjetrit, nga ku Papa Françesku drejtoi sot lutjen Urbi et Orbi.

Ndërkohë edhe në Europë, gjendja nuk është e mirë pasi përhapja vazhdon ende me të njëjtën shpejtësi. Bllokimi i pjesshëm në Gjermani do të vazhdojnë edhe për pak kohë. Italia dhe Spanja vijojnë më shifra të frishme të vdekurisht çdo ditë. Deri më tani Italia ka shënuar 86,498të infektuar./Shkoder.info

Share: