Home KRYESORE Inspektoriati Shëndetësor ka filluar gjobat për individët dhe institucionet që shkelin masat...

Inspektoriati Shëndetësor ka filluar gjobat për individët dhe institucionet që shkelin masat anti covid 19

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, në zbatim tëplanit të veprimit për përballimin e COVID – 19 po kryeninspektime të pandërprera në të gjithë vendin për verifikimin dhe respektimin nga subjektet e masave të posaçme tëpërcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për situatën në vend. 

Inspektimet dhe monitorimet janë kryer në furra buke, dyqane dhe supermarkete, fasoneri, call centers, fabrika dhe njësi prodhimi, spitale, poliklinika, qendra shëndetësore dhe ambulanca, farmaci etj.• 1965 inspektime dhe monitorime janë kryer më datë 15 mars 2020.• 2034 inspektime dhe monitorime janë kryer më datë 16 mars 2020.• 1587 inspektime dhe monitorime janë kryer paraditen e datës 17 mars 2020. Inspektimet do të vazhdojnë gjatë gjithëditës.

Gjatë inspektimeve është konstatuar se pjesa më e madhe e subjekteve të cilat vazhdonin aktivitetin respektonin masat e posaçme për situatën. Në rastet kur këto masa nuk zbatoheshin janë marrë masa administrative. 

1. ISHSH dega rajonale Korçë, më datë 16 mars 2020, ka vendosur 1 (një) masë administrative 700 000 lekë ndaj individit B. D. i cili kishte ardhur nga zona të prekura dhe duhej të ishte në vetë-karantinim, por lëvizte me automjet në qytetin e Pogradecit pa u plotësuar afati 14 ditor. Njoftimi është bërë nga Patrulla e Policisë.

2. ISHSH dega rajonale Shkodër, më datë 17 mars 2020, ka vendosur 1 (një) masë administrative 50 000 lekë ndaj subjektit me NIPT L56708001F, aktiviteti furrë buke, i cili ofronte shërbim pa masa sigurie. 

3. ISHSH dega rajonale Durrës, më datë 17 mars 2020, ka vendosur një masë administrative 700 000 lekë ndaj subjektit me NIPT L81808502Q, aktiviteti Call Center, për mungesë masash mbrojtëse të punonjësve. Njoftimi ka ardhur nga Drejtoria Vendore e Policisë,

Jemi në terren gjatë gjithë kohës. Zbatoni masat për parandalimin e përhapjes së COVID -19.

FRIKË ASPAK. KUJDES PO.

Share: