Home KRYESORE Kajmaku në arrati, Drejtori i Policisë së Tiranës mesazh komisariatave

Kajmaku në arrati, Drejtori i Policisë së Tiranës mesazh komisariatave

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi i ka dërguar mesazh komisariateve që të merren masa për kapjen e ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.

“Te merren masa nga gjithë Komisariatet për kapjen e tij. Komisariati Vorë të japë lidhjet e tija në qytetin e Tiranës. Është person publik dhe mund të merret informacion nga strukturat në varësi. Është e turpshme nëse vjen dhe shëtit në Tirane dhe nuk kapet.”, thuhet në mesazhin e Jubanit, të zbardhur nga gazetarja Klodiana Lala.

Prej 11 nëntorit 2019, Agim Kajmaku është në kërkim pasi Prokuroria firmosi urdhër-arrestin ndaj tij.

Ai u denoncuar nga Partia Demokratike se kishte qenë i proceduar në Greqi dhe këtë nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Kjo i kushtoi edhe mandatin e kryebashkiakut Kajmakut.

Kajmaku u shpall në kërkim pasi kur KQZ e shkarkoi, ai vijoi të bëjë kryebashkiakun duke firmosur shkarkimin e dy nënkryetarëve të Bashkisë Vorë, Laureta Omerni dhe Hekuran Brahimajn duke zgjedhur Gent Picarin në këtë post, i cili u shkarkua më vonë.

Prokuroria e akuzon ish- kryebashkiakun për 3 vepra penale ”Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”. “Falsifikim i dokumentave” dhe ”Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”. /Opinion.al

Share: