Home KRYESORE “Kam vite si kandidate për në Sharrë”: Videoja e gruas që u...

“Kam vite si kandidate për në Sharrë”: Videoja e gruas që u bë virale dhe u pa nga…

Abc News është duke mbuluar në mënyrë intensive problematikat e shkaktuara nga koronavirusi në vend duke u kthyer në dritaren kryesore të informimit të shqiptarëve, ndërsa WEB-iabcnews.al është duke shënuar lexime rekord në Shqipëri.

Në raportimin e abcneës.al ndërthuret materiali i publikuar në WEB me atë të postuar në rrjetet sociale.

Dy ditë më parë, në faqen e Facebook-ut të abcnews.al u postua videoja e një zonje nga Tirana, e cila kishte “sfiduar” koronavirusin duke dalë vetë për të kryer blerjet e nevojshme edhe pse virusi rrezikon më tepër moshat e thyera.

Pyetjes se përse kishte dalë vetë të bënte pazaret, zonja u përgjigj: Kam dalë të bëj pazar se kam frikë se vdes dhe mos iki pa ngrënë. Edhe po të kem njerëz, ata nuk janë gjithmonë në dispozicionin tim. Unë kam 50 vjet kandidate për në Sharrë, tani më ka ardhur radha të vete. S’kam frikë fare, vdekja është një detyrim, jeta është dhënë borxh dhe ai që ma ka dhënë ka thënë do ma kthesh kur të kem unë qejf. Kështu që s’kam pse të kem frikë. I ka ndarë Perëndia, unë jam shumë e lumtur që ka vënë një kufi: të rrojnë të rinjtë dhe ne të tjerët që i kemi mbaruar punët tona të shkojmë te vendi.

Shifrat e shikueshmerise sipas Facebook

Kaq mjaftoi që videoja të bëhej virale në rrjetet sociale duke u parë nga rreth 550 mijë shqiptarë për më pak se 48 orë. Videoja është përlqyr më shumë se 6 mijë herë dhe shpërndarë 613 herë.

Share: