Kancelari britanik Rishi Sunak ka njoftuar sot paketën e huave të mbështetura nga qeveria prej 330 miliardë paundë në ndihmë të bizneseve të vogla e të mëdha gjatë krizës së koronavirusit. Ai tha se qeveria do të jetë “e fortë” në mbështetje të ekonomisë.
“Kjo përpjekje nuk mund të kalohet me një paketë të vetme masash apo ndërhyrjesh të izoluara. Kjo do të fitohet me një përpjekje kolektive kombëtare, ku secili nga ne do të bëjë gjithçka për të mbrojtur familjen, fqinjët, vendet e punës. Përpjekja kombëtare do të udhëhiqet nga ndërhyrjet qveritare në ekonomi, në një masë që disa javë më parë ishin të paimagjinueshme. Qeveria do të mbështesë pa hezitim bizneset e vogla e të mëdha”, tha kancelari konservator.
“Sot unë po bëj të gatshme paketën e garancive prej £330 miliardë, e barazvlefshme me 15% të GDP së vendit. Kjo do të thotë se bizneset ka kanënevojë për para për të paguar qiratë, rrogat, furnizuesit apo për të blerë mall, kanë akses te huatë qeveritare apo krediti me kushte tërheqëse. Nëse kërkesa është më e madhe se 330 miliardët që po bëjmë të gatshme sot, ne do të shkojmë edhe më tej”, tha ai.
Masat erdhën pasi krye-mjeki i Britanisë tha se megjithse në vend janë vetëm 55 viktima nga koroanvirusi i ri, numri i të prekurve mund të arrijë në rreth 55 000.
Top Channel