Home KRYESORE Koronavirusi/ Basha i “bindet” urdhrit të Qeverisë, anulon aktivitetet

Koronavirusi/ Basha i “bindet” urdhrit të Qeverisë, anulon aktivitetet

Pas konfirmimit të dy rasteve me koronavirus në Shqipëri, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka anuluar dy aktivitete që kishte parashikuar për ditën e sotme.

Mësohet se një aktivitete ishte parashikuar në Kalanë e Tiranës, ku ishte përgatitur një event kushtuar grave shqiptare për kontributin e tyre në shoqëri.

PD njofton, se aktiviteti do të zhvillohet në një moment tjetër, kur shëndeti i qytetarëve të mos konsiderohet i rrezikuar.

Aktiviteti tjetër ishte planifikuar në orën 15.00 një dëgjesë me mësuesit, pjesë e turit #potedegjoj, por edhe ky event do të shtyhet për një moment tjetër.

Kujtojmë që më herët, kryeministri Edi Rama u shpreh në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë që të shmangen grumbullimet masive të qytetarëve./ Opinion.al

Share: