Home KRYESORE Koronavirusi/Braçe për të infektuarin e 6: Vizitoi dajën në Milano, por…

Koronavirusi/Braçe për të infektuarin e 6: Vizitoi dajën në Milano, por…

Shqipëria është zyrtarisht në hartën e vendeve të prekur nga koronavirusi, ku deri më tani janë konfirmuar 6 persona të infektuar. Ndërkohë, zëvendëskryeministri  Erion Braçe ka dhënë detaje për 31-vjeçarin e prekur nga koronavorusi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe thotë se ai kishte qëndruar vetëm një ditë në Milano për të vizituar dajën e shtruar në spital, kaq ka mjaftuar që të infektohej.

Zëvendëskryeministri  u ka bërë apel qytetarëve që të vetkarantinohen nëse kanë udhëtuar në vende të prekur nga koronaviorusi.

Njerez nese keni qene ne itali dy javet e fundit rrini ne shtepi! Mos dilni! Mos shkoni ne kafe a restorante! Infektoni te tjere keshtu! Ky virus shfrytezon fort menyren tone te jeteses; E dime mire, ne jemi popull shume social, “behemi shume” me njeri tjetrin! I infektuari i 6-te eshte nje djale i ri qe ka shkuar vec per disa ore ne Milano, “per te pare dajen e shtruar ne spital atje”! Vec kaq pak eshte dashur! Pastaj dashuria e madhe per njeri tjetrin ketu e perhap me qef virusin! Ndaj, nëse ke qenë në Itali, vetekarantinohu! ri ne shtepine tënde! Shpëton veten dhe gjithkënd që do!Bëje tani!“, shkruan Braçe./ Opinion.al

Share: