Paraditen e sotme, presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur në Presidencë, drejtorin e zyrës së OBSH-së në Tiranë, Raul Gonzalez, si dhe ish- doktorin e Enver Hoxhës dhe mjekun e njohurinfeksionist, Isuf Kalon, sa i takon masave të marra Shqipëria për koronavirusin.
Përmes një postimi në Facebook, Meta shprehet se duhet zbatimi me rigorozitet i protokolleve shëndetësore dhe i këshillave të stafeve mjekësore për të mbrojtur shëndetin e çdo qytetari.
“Një bisedë konstruktive me Drejtorin e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë, Dr.Raul Gonzalez, lidhur me masat mbrojtëse të marra nga institucionet tona shtetërore për përballimin me pasoja sa më të lehta të coronavirusit.
Nuk ka vend për panik, por kujdesi duhet të jetë maksimal nga çdo qytetar!
Është i domosdoshëm zbatimi me rigorozitet i protokollove shëndetësore dhe i këshillave të stafeve mjekësore nga të gjithë!
SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI!”- shkruan presidenti.
Top Channel