Home KRYESORE Koronavirusi prek deputeten britanike, kishte takuar edhe kryeministrin

Koronavirusi prek deputeten britanike, kishte takuar edhe kryeministrin

Deputetja britanike Nadine Dorries është diagnostikuar me koronavirus. Ajo mban gjithashtu postin e një prej ministrave në Departamentin e Kujdesit Shëndetësor dhe Social në Mbretërinë e Bashkuar.

Dorries tha që ajo kishte marrë të gjitha masat e këshilluara pasi kishte zbuluar dhe ishte vetë-izoluar në shtëpi.

Deputetja për Mid Bedfordshire, tha në një deklaratë se Shëndeti Publik Anglez kishte filluar të gjurmonte njerëzit me të cilën ajo kishte patur kontakt.

62-vjeçarja, e cila filloi karrierën e saj si infermiere, më vonë ka postuar në Tëitter se “shpresonte të kishte kaluar më të keqen megjithëse ndihej e mërzitur”.

Por ajo shtoi se ishte e shqetësuar për nënën e saj 84-vjeçare që jetonte me të dhe kishte filluar të kollitej të martën.

Nuk dihet se në sa takime zonja Dorries kishte marrë pjesë në Westminster ose në elektoratin e saj ditët e fundit.

Departamenti i Shëndetësisë tha që ajo së pari tregoi simptoma të enjten e javës së kaluar, në të njëjtën ditë ajo mori pjesë në një ngjarje Downing Street të organizuar nga kryeministri dhe ishte vetëizoluar që nga e premtja.

Nuk ka ende një koment nëse kryeministri Boris Johnson i ishte nënshtruar testimit për koronavirus.

Të gjithë ministrat e shëndetësisë, përfshirë Sekretarin e Shëndetit, Matt Hancock, do t’i nënshtrohen testimit për virusin, së bashku me zyrtarë të tjerë që kanë rënë në kontakt me zonjën Dorries.

Numri i rasteve me koronavirus në Mbretërinë e Bashkuar përfshin 324 raste në Angli, 27 në Skoci, 16 në Irlandën Veriore dhe 15 në Uells.

Personi i fundit që vdiq ishte një burrë rreth të 80-ave i cili vunate nga simptoma të tjera që i kishin rënduar gjendjen shëndetësore. /Opinion.al

Share: