Home Approccio Italo Albanese Koronavirusi/ Shqipëria nuk i ndërpret fluturimet me Italinë

Koronavirusi/ Shqipëria nuk i ndërpret fluturimet me Italinë

Qeveria italiane ka marrë masa drastike në lidhje me situatën e krijuar nga koronavirusi. Gjatë orëve të mbrëmjes kryeministri Conte firmosi dekretin për të “mbyllur” 14 provinca me 16 milionë qytetarë , duke ndaluar hyrjen dhe daljen nga këto zona.

Por, pavarësisht situatës në Itali, Shqipëria ka vijuar fluturimet dhe në zonat të cilat janë të rrezikuara nga koronavirusi.

Ndërkohë, në faqen zyrtare të aeroportit të Rinas njoftohet për tre fluturime të anuluara me Italinë nga ‘Air Albania’, një në Romë, Milano dhe Bolonja.  Por, sipas informacioneve, anulimi i këtyre tre fluturimeve nuk ka asnjë lidhje me koronavirusin.

Fluturimet drejt Italisë do të vijojnë normalisht në orën 11:10 dhe 12:20 do të nisen dy avionë nga Rinasi në drejtim të Milanos.

Kompania “Air Albania”, që konfirmoi se “tre udhëtimet me Italinë janë anuluar për arsye operacionale, nuk kanë lidhje me koronavirusin“. / Opinion.al

Share: