Home KRYESORE Kosovë/ Kuvendi pranon kërkesën për mocion mosbesimi ndaj qeverisë

Kosovë/ Kuvendi pranon kërkesën për mocion mosbesimi ndaj qeverisë

Kuvendi i Kosovës ka pranuar të premten dokumentin e nisur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes së cilit kërkohet mocion mosbesimi ndaj qeverisë së kryeministrit, Albin Kurti.

Zyrtarë nga Kuvendi i Kosovës, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, pranimin e shkresës. Ndërkohë edhe vetë LDK-ja, ka bërë të ditur se ka dorëzuar mocionin me 46 nënshkrime në këtë institucion.

“Përkundër vendimit të Kryesisë së LDK-së, kryetari Mustafa i ka dhënë një mundësi shtesë Kryeministrit Kurti që të reflektojë sot në heqjen e plotë dhe pa kushte të tarifës si dhe ta kthejë në detyrë ministrin Veliu, me kërkim falje për veprimin e ulët ndaj tij. Por, Kryeministri nuk reflektoi. Prandaj, sot në fund të orarit të punës, LDK ka dorëzuar kërkesën për mocion të mosbesimit me 46 nënshkrime”, ka thënë LDK përmes një postimi në Facebook./ Burimi: REL

Share: