Home KRYESORE Lajme të mira, çmimi i testeve bie në botë…

Lajme të mira, çmimi i testeve bie në botë…

Nga Erion Dasho

Si pasojë e konkurrencës në tregjet ndërkombëtare, sot testet kundër koronavirusit mund të ofrohet me çmime tepër të ulta që arrijnë deri në 10 euro për një test.

Kjo tregon se praktika që ndoqi Task Forca në Shqipëri ishte e drejtë. Sot ekziston mundësia që me shpenzime shumë më të ulta të testohet një numër i madh personash të dyshuar.

Përgëzime kolegëve tanë të nderuar për qëndrimin e matur!

Ndërkohë nga vende të ndryshme vijnë praktika të ndryshme pozitive. Doktor Ervin Gega sapo më tregonte për metodën drive-through, ku një person mund të testohet në të njëjtën mënyrë si kur ble një burger në McDonald’s pa zbritur nga makina.

Nuk kemi nevojë të shpikim asgjë! Thjesht të zbatojmë praktikat e mira që kanë përdorur vendet e tjera dhe të mos përsëritim gabimet e tyre!

Share: