Home KRYESORE Liderat e opozitës janë Ilir Meta dhe Sali Berisha, ndërsa kukullat janë...

Liderat e opozitës janë Ilir Meta dhe Sali Berisha, ndërsa kukullat janë Basha dhe Kryemadhi

Një tjetër përplasje u zhvillua në Open në Top Channel mes Kreshnik Spahiut dhe ish-deputetes Kejdi Mehmetaj. Debati nisi kur Kreshnik Spahiu u pyet nga Eni Vasili nësa ka dualitet mes Bashës dhe Metës.

Ilir Meta nuk ka mbështetjen e ambasadës amerikane. Nuk një luftë mes Bashës dhe Metës. Opozita po vazhdon rrugën e saj me dy liderat e vërtetë. Liderat e opozitës janë Ilir Meta dhe Sali Berisha, ndërsa kukullat janë Basha dhe Kryemadhi- tha Spahiu.

Nuk e di se pse i jepni kohë kaq të rëndësishme një njeriu me probleme- ndërhyri Mehmetaj.

Ktheji përgjigje ambasadores- vijoi Spahiu debatin.

Nuk debatoj me një njeri që s’ka argumta por ka probleme- tha Mehmetaj.

Moj vajzë, ty të mori Ilir Meta nga gjimnazi dhe të bëri deputete- vijoi Spahiu.

Kujdes, se mund të kthehehem edhe unë në një gjuhë tjetër- iu kundërpërgjigj ish-deputetja.

Top Channel

Share: