Home KRYESORE Manastirliu: Urgjencat kirurgjikale do të kalojnë nga QSUT te Trauma

Manastirliu: Urgjencat kirurgjikale do të kalojnë nga QSUT te Trauma

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se, shërbimi i kirurgjisë dhe kirurgjitë e patologjive malinje në QSUT të transferohen në spitalin e traumës nga dita e premte.

Në zbatim të plani të veprimit të miratuar nga Komitetit Teknik dhe Task-Forca, sot ne kemi vendosur që për të lehtësuar kapacitetet e QSUT, për të krijuar zonat sanitare të sigurta për pacientët të cilët trajtohen në spitale jo për COVID-19, që shërbimi i Kirurgjisë së Urgjencës dhe ndërhyrjeve Kirurgjikale për patologjitë malinje, përkatësisht Klinikat 1, 2 dhe Urologjisë në QSUT, të transferohen në Spitalin Universitar të Traumës, duke filluar nga dita e premte, datë 20 Mars”, tha ministrja.

Manastrirliu tha se është dyfishuar numri i respiratorëve në QSUT si dhe po vijon pajisja me mjetet e posacme.

“Ne po bëjmë të gjitha përpjekjet e mundshme për të siguruar stokun e nevojshëm të materialeve mbrojtëse për të gjithë personelin shëndetësor dhe brenda javës presim dërgesën e radhës, ndërkohë që theksoj se personeli është pajisur me mjetet mbrojtëse personale në shërbimin shëndetësor. Paralelisht po punojmë për shtimin e numrit të respiratorëve në strukturën e Reaminacionit. Ndërkohë, është dyfishuar kapaciteti i respiratorëve në Spitalin Infektiv në QSUT”, tha ministrja.

Ajo bëri me dije se 27 testet e kryera në spitalin e Fierit që iu nënshtruan mjekët dhe infermierët, rezultuan negative.

Manastirliu shtoi se sot ka nisur edhe trajnimi i personelit shëndetësor vullnetar që iu përgjigj thirrjes së ministrisë së Shëndetësisë.  /Opinion.al

Share: