Mbledhja e këshillit të sigurisë kombëtare njoftuar nga Presidenti Meta pritej të ulëte në të njejtën tavolinë, pas shumë kohësh, kryeministrin Rama dhe kreun e opoztiës Lulzim Basha. Por mesa duket nuk do të ndodhë kështu.
Pas ftesës publike të Presidentit, kreu i PD konfirmoi praninë e tij në mbledhje por formati i saj ka ndryshuar. Sic nuk ka ndodhur kurrë më parë, mbledhja e Këshillit të Sigurisë, pritet të zhvillohet online ditën e nesërme, për shkak të masave kundër COVID-19.
Fokusi i këtij takimi do të jetë situata e krijuar nga pandemia dhe mënyrat se si mund të përballohen pasojat e saj sociale dhe ekonomike.
Që prej fillimit të krizës së koronavirusit, kreu i opozitës ka bërë disa propozime, fillimisht për masat sociale dhe më pas për ato ekonomike. Nga ana tjetër, kryeministri Rama fillimish i bëri një ftesë për bashkëpunim Bashës por më pas ka injoruar propozimet e tij. Planin ekonomik të propozuar prej tij PD e ka konsideruar të pamjaftueshëm dhe jo të detajuar. Ditën e nesërme ata do të jenë përballë duke e parë njëri tjetrin nga ekrani për t’i thënë drejtpërdrejtë opinionet në lidhje me masat kundër përhapjes së virusit si tek njerëzit por edhe tek ekonomia. /Opinion.al